Një mallkim mund të quhet ky për ekipet në Kosovë që kanë dalë në Europë, e sidomos për Prishtinën. Histori që tejkalojnë çdo imagjinatë dhe të cilat nuk mund të marrin kurrsesi një përgjigje me pikëpyetjet e shumta që kanë dalë pas këtyre rasteve.
Konkretisht, Prishtinës i’u anulua ndeshja me Lincoln dhe u kthyen sërish në Kosovë pasi kishin raste pozitive me Koronavirus. UEFA i dha një shans të dytë ekipit të Dallkut që të luante ndaj Lincoln, por me lojtarë të tjerë. Prishtina e bëri këtë gjë duke ndërruar përkohësisht edhe stafin e trajnerit, teksa para nisjes nga Kosova dolën që të gjithë negativë në testime.
Ndërkohë në provën përpara ndeshjes kanë qenë sërish 8 lojtarë që rezultuan pozitiv me COVID-19. Një fenomen i pashpjegueshëm ky, ndërsa sipas rregullave të UEFA-s një ekip duhet të ketë 13 lojtarë për të nisur ndeshjen, por Prishtinës tani i kanë mbetur vetëm 12 të tillë, që nuk janë prekur nga pandemia, duke marrë parasysh faktin se u nis me 20 lojtarë. /Sport Ekspres/