“Çudi ikja e Egbosë, i duam gjërat me buton”/ Cungu kritikon klubet: Nuk e harron trajneri zanatin për 2 javë

Ky sezon i çuditshëm i gjen ekipet pretendente jashtë ovjektivave të tyre, ndërsa kreun e ka marrë Vllaznia e Brdariç, që në fillim të kampionatit pak kush do e besonte këtë sukses të jashtëzakonshëm të tyre. Në një intervistë për gazetaren Enxhi Biba në “Sport News” në “News24”, Armando Cungu analizon ecurinë e ekipeve të Superiores. Trajneri shkodran ndalet gjatë edhe te problemet e Tiranës, ndërsa shpreh çudinë e tij për largimin e Emanuel Egbo në fillim të sezonit.

“Nuk ka shumë fjalë për Vllazninë. Vetë rezltatet e Vllaznisë tregojnë se është me meritë në krye të tabelës. Nuk i ka dhuruar asgjë askush. Ekipe te tjera nuk kanë ritmin dhe hapin e Vllaznisë. Nuk është faji i Vllaznisë që ekipet e tjera nuk kanë ritmin dhe stabilitetin e saj.

Deri në këto momente Vllaznia është e shkëputur 9 pikë. Në javët e fundit, me lëvizjet e bëra në merkato, unë vazhdoj ta shoh Laçin një rrezik permanent, sikurse edhe Partizani me ndryshimet që ka bërë dhe sidomos me bërthamën që ka pasur është bërë një ekip për tu pasur në konsideratë sa i përket luftës për titull. Edhe Teuta nuk është larg sa i përket pikëve, por referohem në aspektin e mënyrës së lojës dhe çfarë ekipet shprehin në fushë.

Problemet te Tirana? Jo vetëm Tirana. Këtë jo stabilitet e ka treguar edhe Laçi, edhe Tetua, edhe Kukësi. Të gjitha këto ekipe kanë qenë pjesëmarrëse në Europë dhe  po vuajnë rezultatet e atij sezoni sfilitës. Mjafton të mendos se 3 trajnerë janë ndërruar te Laçi, 3 trajnerë te Tirana, pothuajse aq edhe te Kukësi. Flet vetë situata e këtyre ekipeve.

Por te Tirana më ka bërë çudi largimi i Egbosë. Shumë çudi për mendimin tim. Nuk më ka pëlqyer aspak mënyra si u largua Egboja. Një trajner që pati jashtëzakonisht shumë sukses sezonin e kaluar. E mori ekipin në një situatë tepër kritike dhe arriti t’i bënte bashkë ata sportisët. Në fund të fundit ata sportisë aty ishin. Por ndryshoi mentaliteti. Mori frytet e atij sezoni të jashtëzakonshëm. Nuk ishte shenjë e mirë për tu larguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *