“Cuadrado e çmend“/ Hysaj me zor kalon klasën kundër Juventusit, media italiane: Makth, bie në gjumë me Ronaldon

Juventusi ka fituar ditën e sotme me shifat 2-1 kundër Napolit, ndeshje në të cilën titullarë kanë qenë edhe dy mbrojtësit shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj. Një mbrëmje e errët për të dy kjo e sotmja, teksa sulmuesit e “zonjës së vjetër” ia kanë bërë minutat shumë të vështira.

Kjo u pa qartë në fushë ne lojës, por reflektohet edhe në notat e marra nga mediat italiane. Kështu dyshja shqiptare kalon me vështirësi klasën, pasi “Tuttomercatoweb” i ka vlerësuar me notën 5 Rrahmanin dhe 4.5 Hysajn, për të cilin thekson se ndeshja ka qenë një makth.

“Chiesa e kapërcen në golin e parë. Cuadrado e çmend atë më vonë. Gjithmonë është duke ndjekur, pothuajse gjithmonë duke u munduar. Ai bie në gjumë me rekuperimin e Ronaldos, i cili jep golin e dytë. Mbrëmje e komplikuar. Në të vërtetë, makth“, shkruan “Tuttomercatoweb“ në vlerësimin për Hysajn. Ndërkohë sa i përket paraqitjes së Rrahmanit e përmbledh me fjalët:

“Lë Ronaldon të shpëtojë në fillim, dhe është 1-0 për Juven menjëherë. Por është e vështirë të dallosh kufirin midis gabimit të tij dhe aftësisë së CR7. Sidoqoftë, ai duket i frikësuar nga portugezi dhe nuk e përmban siç duhet”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *