Cristiano Ronaldo thellon humnerën me Manchester United, luan 45 minuta në miqësore dhe largohet nga stadiumi para se të mbyllet ndeshja

Cristiano Ronaldo ka luajtur sot minutat e para për Manchester United në sezonin e ri. Portugezi luajti 45 minuta në barazimin 1-1 ndaj Rayo Vallecano, por nuk bëri shumë përshtypje me paraqitjen e tij. Ndërkohë Ronaldo nuk e pa fundin e lojës në Old Trafford. Ai vendosi të largohej herët nga stadiumi dhe kamerat e kapën duke u larguar nga stadiumi i famshëm para se ndeshja të përfundonte.

Mendimet e tifozëve janë të ndara në këtë rast. Disa besojnë se ai nuk duhej ta bënte këtë dhe se duhej të priste të mbaronte ndeshja dhe të përshëndeste lojtarët, ndërsa të tjerë nuk e fajësojnë shumë sepse bëhet fjalë për një miqësore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *