Cristiano Ronaldo rikthehet në ndeshjen e radhës të Juventusit, duhet të kalojë Ardian Ismajlin

Më në fund tek Juventusi ka një fije shprese, teksa lojtari më i mirë i skuadrës, Ronaldo është rikthyer në stervitje. Pas 20 ditëve izolim, CR7 rezultoi negativ ne testin ndaj Covid-19 dhe nuk ka pritur asnjë moment për t’u bashkuar me skuadrën. Portugezi ka kryer seancën trajnuese me kolegët e tij, duke rikthyer në Torino besimin për tek fitoret.

Ronaldo është një lider i padiskutueshëm tek Juventusi, ku në shumë ndeshje ishte ka zgjidhur i vetëm sfidat. Mungesa e tij prej 20 ditësh është reflektuar edhe në fushën e lojës, teksa 9 herë kampionët e Italisë kanë marrë rezultate zhgënjyese në Seria A si dhe humbën dhe përballjen kundër rivalit kryesor në Champions League, Barcelonës. 5 herë fituesi i Topit të Artë pritet ta nisë ndeshjen si titullar ditën e nesërme ndaj Spezias, atje ku nga minuta e parë mund të jetë edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *