Conte nuk po i arrin pritshmëritë te Interi, Eriksen kthehet në “Premier League” dhe dy lojtarë të pabindur

Interi nuk arriti të bëjë asgjë për të shmangur humbjen ndaj Realit të Madridit dhe tashmë e sheh veten shumë pranë eliminimit nga ky kompeticion. Madrilenët ishin mjaft dominues në çdo aspekt të lojës, e cila shkaktoi nervozizëm tek lojtarët zikaltër. Në minutën e 37-të Arturo Vidal u ndëshkua me kartonin e kuq pas protestave të njëpasnjëshme për një penallti joekzistente.

Megjithatë situata vazhdon të përkeqësohet akoma më shumë tek skuadra e Interit, teksa duket se një nga afrimet më të bujshme të skuadrës, Eriksen, ka gjetur akordin me Arsenalin dhe pritet të largohet në janar. Norvegjezi është lënë në hije nga trajneri Antonio Conte pavarësisht talentit të tij të padiskutueshëm.

Ky fakt i ka acaruar shumë tifozët, të cilët fajësojnë trajnerin Conte se po lë në stol lojtarët më teknikë dhe vendos në formacionin kryesor futbollistë si Vidal dhe Naingolan të cilët njihen për karakterin e tyre të egër dhe nuk janë aspak të qetë në 90 minutat e takimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *