Conte kritikon tifozët e Interit: Dëgjova vërshëllima, mos bëni kështu që te gabimi i parë

Interi ka barazuar me rezultatin 0-0 ndaj Romës, duke i dhënë edhe njëherë mundësinë Juventusit për t’u ngjitur në krye të Serisë A. Bardhezinjtë do të ndeshen ndaj Lacios dhe nëse arrijnë që të fitojnë, rimarrin pozicionin që ekipi i Contes fitoi në javën e shkuar.

Ndërkohë vetë trajneri i Interit ka disa pakënaqësi me tifozët e tij. Në intervistën pas ndeshjes, nuk ka ngurruar që t’i përmend: “Po dëgjoja disa vërshëllima në pjesën e dytë. Kjo nuk është e mirë, nuk e ndihmon Interin, nuk i ndihmon lojtarët tanë. Tifozat duhet ta kuptojnë këtë gjë. Stadiumi duhet të na mbështes ne dhe jo të bëjnë kështu që te gabimi i parë. Nuk është e lehtë të luash në shtëpi dhe me këta djemë të rinjë që kemi ne në skuadër. Më duhej që ta thoja, pasi duhet të mbroj grupin”, ka thënë Conte. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online