Conte i kupton fjalët e bezdisshme: Çfarë t’ju them? Ata duan që të buzëqesh në televizon

Interi ka pësuar një humbje të hidhur ndaj Dortmundit në mbrëmjen e “Champions League”. Për vetë mënyrën sesi erdhi kjo disfatë me shifat 3-2, ka lënë një shije të hidhur te zikaltrit.

Pasi ishin duke kryesuar me rezultatin 0-2, do të vinte edhe kthesa e rezultatit nga Dortmundi. Në intervistën pas ndeshjes, trajneri Antonio Conte nuk ka shumë fjalë. Teksa e kupton se është bërë disi i bezdisshëm me të njëjtat komente pasi del me një rezultat jo të duhur nga “Champions League”, në Itali nuk i presin edhe shumë mirë komentet identike: “Duhet të rritemi, kjo na bën të mësojmë…”.

“Është e njëjta gjë që na ndodhi edhe me Barcelonën. Në fakt, edhe më keq, pasi ishim në dy gola avantazh. Është vërtet zhgënjyese, por çfarë mund të them? Ata më thonë mua që të buzëqesh më shumë në television. Unë shprehem gjithmonë me të njëjtat gjëra, procesi i rritjes, t’i marrim hapat njëri pas tjetrit. Kështu që më pyesni dhe unë do të provoj t’ju jap disa përgjigje… Më mirë të jemi të buzëqeshur, sinqerisht, nuk dua as ta komentoj atë pjesën e dytë. Besoj se tani kjo humbje do të na bëjnë të kuptojmë shumë gjëra”, ka thënë Conte. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online