Antonio Conte ka një karrierë të gjatë te ekipi i Juventusit, ku ka luajtur për 13 vite në fushën e lojës për ta, ndërsa për 3 vite ka drejtuar bardhezinjtë nga stoli. Trajneri italian ka rikujtuar për “Che tempo che fa” momentin e parë kur ka shkuar në shtëpinë e Agnellit, ku i është dashur të gënjejë për numrin e golave të shënuar.
“Sapo kisha firmosur kontratën me bardhezinjtë. Boniperti më mori nga zyrat e kompanisë dhe më dërgoi në rezidencën e Agnellit. Më pas më pyeti se sa gola kisha shënuar në karrierën time. Unë kisha shënuar vetëm një. Më pas pashë drejt Bonipertit dhe bëra një fytyrë sikur doja të thoja: “ndoshta keni bërë një blerje të gabuar”. Ai bën me shenjë që të gjallërohem dhe i përgjigjem se kisha shënuar disa gola, por qendrova i përgjithshëm, pa hyrë në detaje”, ka treguar Antonio Conte./Sport Ekspres/