Çmenduria e kohëve të sotme të futbollit! 27-vjeçari i Brentfordit vlerësohet 100 milionë euro, krahasohet me Benzema dhe Lewandowski

Ivan Toney ka arritur të shënojë 20 gola në 33 ndeshje me Brentford në Premier League. Sulmuesi 27-vjeçar po kalon një prej sezoneve më të mira në karrierë. Për trajnerin e Brentfordit,  Thomas Frank, ky lojtar kushton 100 milionë euro duke vërtetuar “çmendurinë” e kohëve të sotme të futbollit.

“Për mua ky lojtar kushton 100 milionë euro. Ivan Toney mund të piqet si një verë e mirë me kohën, ashtu si Robert Lewandowski apo Benzema”, është shprehur trajneri i Brentfordit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *