Një tifozë i Midëllsbrout në Angli është arrestuar me akuzën se ka urinuar në shishen e portierit të QPR-së, para se ta hidhte shishen sërish në fushë, pranë portës.
Tifozin e çmendur e gozhduan pamjet filmike, ndërsa tifozët rreth tij këndonin, pa e vrarë mendjen.
Nuk dihet nëse portieri i QPR-së Aleks Smithi e mori më vonë shishen për të pirë ujë, por ndërkohë policia ka arrestuar tifozin anormal. Vetëm në Angli ndodhin gjëra të tilla!