Çmenduri/ 4 milionë tifozë janë në rrugët e Buenos Airesit, lojtarët argjentinas detyrohen të marrin helikopterin pasi nuk kalonte dot autobusi

Argjentina është shpallur për të tretën herë në histori Kampione e Botës dhe lumturia e popullit argjentinas është e pamasë. Qeveria e shteti amerikano jugor ka shpallur ditë pushimi datën e sotme në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë të festojnë dhe të presin ekipin kombëtar.

Plot 4 milionë njerëz janë dyndur në rrugët e Buenos Airesit, duke krijuar imazhe spektakolare që dëshmojnë se sa shumë ky popull e dashuron futbollin. Ndërkohë, lojtarët e Kombëtares argjentinase janë detyruar të lënë autobusin e tyre dhe të vazhdojnë paradën përpara tifozëve me helikopter. Arsyeja është se autobusi e ka të pamundur të vazhdojë qarkullimin në rrugët e kryeqytetit, për shkak se janë bllokuar nga numri i lartë i qytetarëve që kanë dalë për të pritur Kampionët e Botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *