Andriy Shevchenko ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij te Milani, ku ka shkëlqyer në fushën e lojës dhe ka qenë protagonist në sukseset e arritura nga klubi kuqezi. Ish-sulmuesi ukrainas mbrat të mbylluara në mendjen e tij kujtime të bukura nga Italia dhe periudha tejet e vështirë që po kalon shteti italian e prek edhe atë.
Në një intervistë për “La gazzetta dello sport”, Shevchenko këshillon qytetarët Italian se si të kalojnë kohën në karantinën e tyre. Sugjerimet e tij mbi përballjet që duhen parë gjatë kësaj periudhe nuk janë ato që tifozët juventinë do të donin të shihnin, teksa ish-futbollisti i Milanit propozon finalen e vitit 2003 të Champions League, të cilën kuqezinjtë e fituan kundër “Zonjës së Vjetër”. Kujtime këto padyshim të hidhura për tifozët bardhezi, për të cilët trofeu veshëgjatë i Champions League mbetet ende një ëndërr për tu realizuar, aq më tepër kur finalet tashmë janë kthyer si një “mallkim”.
“Cilën lojë duhet të shikoni? E lehtë për t’u përgjigjur: finalja në “Old Trafford” e Champions League, Milan-Juve. Por edhe finalja e Kupës së Botës 2006, ose për milanezët mund të shohin shumë derbi në shtëpi. Gjithmonë me idenë se do të ketë edhe më të mira për tu luajtur. Sepse Italia është e fortë në vështirësi dhe Milano është kokëfortë po aq sa është i bukur”, ka thënë ndër të tjera Shevchenko./Sport Ekspres/