Osmanlispori i Sokol Cikalleshit u ndesh sot me Akisarin, ish-ekipin e sulmuesit të kombëtares sonë.
Një ndeshje delikate, mes dy skuadrash që luftojnë për mbijetesë, por në fund triumfoi 3-2 Osmanlispori.
Skuadra nga Ankaraja ka shkëlqyer në shtëpi në muajt e fundit dhe tashmë ka dalë nga zona e ftohtë, duke e mbyllur bukur vitin.
Cikalleshi luajti në fundin e ndeshjes dhe ndihmoi jo pak në mbrojtjen e avantazhit, por nuk ka kohë për pushime, sepse në Turqi luhet edhe në ditët e fundit të vitit dhe në 28 dhjetor Osmanlispori do të përballet me Bdshiktashin në kupë.