Chelsea ka refuzuar një tjetër ofertë për Armando Brojën. Londinezët nuk kanë pranuar propozimin e Wolves, për huazimin e sulmuesit shqiptar.
Mbi këtë çështje ka reaguar edhe trajneri Pochetino, i cili u shpreh: “Në këtë moment, nuk kemi asgjë për të komunikuar. Është qetë, kaq shumë qetë dhe relaks”, tha Pochetino referuar Brojës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/