Chelsea mendon për një gjerman në krye të pankinës, ja trajneri që mund të stërvisë Armando Brojën

Chelsea shkarkoi dje trajnerin Potter. Ky i fundit nuk i përmbushi pritshëmëritë e klubit dhe po kalonte një peridhë negative me blutë e Londrës. Drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin dhe tashmë po kërkojnë për pasuesin e tij në krye të pankinës.

Kandidati kryesor që përflitet për të drejtuar Chelsea-n është Jualian Nagelsmann-i. Gjermani është shkarkuar së fundmi nga Bayern Munich, i cili nga ana tjetër është i hapur për të diskutuar me çdo klub për të ardhmen ne Nagelsmann-it, në mënyrë që të kursejë rrogat që duhet t’i japë deri në vitin 2026.

Gjithashtu, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, edhe vetë trajneri është i gatshëm të diskutojë një kalim të tij te Chelsea. Vullneti është i përbashkët dhe me shumë mundësi, trajneri i ri i Armando Brojës pritet të jetë Julian Nagelsmann-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *