Chelsea i rekordeve në Premier League, Lampard futet në histori me djelmoshat

Skuadra e Chelsea-t ka gjetur ritmin e duhur në kampionatin anglez nën drejtimin e Frank Lampard. Blutë e Londrës kanë marrë 6 fitore rresht në Premier Leaguev dhe momentalisht mbajnë vendin e dytë në renditje, ku shohin më sipër tyre vetëm Liverpoolin.

Në ndeshjen e sotme kundër Crystal Palace, të fituar me rezultatin 2-0, skuadra e Chelsea ka vendosur edhe një rekord për këtë sezon,duke hyrë në fushë me një ekip me moshën mesatare 24 vite e 88 ditë. Kjo është 11-shja më e re me të cilën ekipi londinez ka nisur ndonjëherë një takim në historinë e Premier League, si dhe më e reja për këtë sezon në Angli.

Lampard duket se ka vendosur t’i besojë verbërisht të rinjve dhe ky besim i shfaqur prej tij po shpërblehet në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa rezultatet e marra deri tani flasin qartë./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online