Milani është hedhur në sulm që tani për Armando Brojën. Kuqezinjtë e shohin të ardhmen e tyre me sulmuesin shqiptar. Këtë herë është “Calciomercato” që jep detaje të fundit në lidhje më këtë çështje.
Media prestigjoze italiane shprehet se pavarësisht faktit se Broja ka firmosur kontratën e jetës te Chelsea deri në vitin 2028, kuqezinjtë besojnë se londinezët janë të gatshëm që ta shesin këtë element në të ardhmen. Deri tani ka vetëm një interes nga ana e Milanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/