“Chelsea e shkatërroi psikilogjikisht Armando Brojën”! Pochetino e cilësoi si problemin e vetëm të shqiptarit, nuk buzëqesh më kurrë pas dëmtimit

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të kenë përballë Gjeorgjinë, Ukrainën dhe çekët “e përhershëm”. Menjëherë pas hedhjes së shortit, emisionin “Koha Shtesë” ka zhvilluar një intervistë me Heset Quzën, që ka dhënë disa komente vërtet interesante. (Linkun e plot të emisionit në Koha Shtesë e gjeni më poshtë)

“Të binte Greqia në grup me ne? Na ndihmoi shorti, nuk ka problem, Kosova do të ndeshet me Qipron, aty afër jemi. (qesh) Greqia nuk është në momentin e saj, me dorën në zemër, Greqia nuk ka qenë kurrë në momentin e vet. Ka pasur thjesht një trajner të mirë dhe ia ka dalë. Fitoi në një kampionat që unë dua të krahasojë me çmimin Oscar në filma. Ka një vit që nuk ka asnjë film të mirë dhe e merr dikush.

Pastaj në një vit tjetër janë 10 filma të mirë dhe është një film shumë i mirë që nuk fiton. Kështu fitoi edhe Greqia ka qenë një vit ku të tjerët nuk ishin në momentin e tyre. Pashë Karagunis në short, ka qenë një lojtar i mirë, por në mënyrën sesi luhet futbolli sot, nuk do të luante kurrë në nivele të larta pasi nuk ishte i përgatitur aspak në aspektin fizik”, tha Quza.

Gjithashtu një koment kishte edhe për situatën e vështirë të Brojës. “Chelsea e shkatërroi psikologjikisht Brojën, kërkonte të dilte nga kriza me të pas dëmtimit. Te Chelsea kërkonin fajtor vetëm te lojtarët. Një ditë Broja, një ditë Mudryk. Në vend që ta shëronin Brojën, i hapën më shumë probleme. Unë mendoj se klubi i Chelsea i detyron tifozët që të vërshëllejnë individët, por për mua nuk ka të bëj me individët, futbolli është grup”, tha Quza.

Në fakt, e vërteta ekziston të jetë e tillë. Pochetino është shprehur se problemi i vetëm i Armando Brojës është fakti se nuk i buzëqesh kurrë fytyra dhe nuk ndihet i lumtur. Kjo vjen pasi sulmuesi i ardhur nga 1 vit mungese në futboll, shihte trupin që nuk i përgjigjej ende për të bërë manovrimet e tij të mëparshme me topin, në një kohë që presioni ishte i madh te Chelsea. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *