Drita është duke luajtur në Gjibraltar finalen e turit paraeliminator në Champions League, ku përballë ka vendasit e Lincoln Red Imps.
Në pjesën e parë Drita luajti mjaft mirë dhe e mbylli në avantazh 1-0. Që në minutën e dytë mbrojtësi Liridon Leci shënoi, duke qenë i saktë në zonë pas një krosi nga këndorja. Festë me shqiponjë për mbrojtësin, i cili nuk shqetësohet se UEFA mund t’i krijojë ndonjë problem.
Më pas kampionët e Kosovës patën edhe disa raste të pastra, aq sa mund ta mbyllte ndeshjen që në pjesën e parë. Kundërsulmi i Dritës ka qenë perfekt deri te porta kundërshtare, por nuk ka bërë atë që duhej të bënte, të prodhonte golin e sigurisë.