“Çfarë të thuash për tifozët shqiptarë? Fantastik”! Endri Çekiçi: Rusia na lehtësoi punën, jemi për vendin e parë

Endri Çekiçi ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Islandën. Lojtari foli për sezonin te Koniaspori dhe ndihmën e dhënë nga Cikalleshi me Butyqin. Ndërkohë sa i përket Kombëtares, pikën e fortë quan njohjen e grupit me njëri-tjetrin dhe harmoninë e tyre. Në fund nuk mungojnë edhe lëvdatat për tifozët.

“Cikalleshi dhe Bytyqi më dhanë shumë ndihmë te Konyaspor. Shifrat janë të ngjashme si te Ljubjana, por kampionati turk është më i fortë, mjafton të shihni emrat. Atë fitore 4-2 ndaj Islandës duhet ta lëmë mbrapa. Përjashtimi i Rusisë na e bëri më të lehtë punën, kemi besim se e arrijmë vendin e parë.

Në këto dy vitet e fundit kemi pasur të njëjtin grup. Kjo do të jetë pika jonë më e fortë. Kur i shoh çunat janë të gjithë të kënaqur. Tifozët shqiptarë? Çfarë mund të shtojë për ta? Janë fantastikë, do e mbushin me Israelin si gjithmonë”, tha Çekici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *