“Çfarë po pret, kur do e blesh?”! Dybala i dha një leksion jete shokut të ekipit: Si t’i dalë unë para me Ferrari lojtarëve si Buffon dhe Dani Alves, nuk do ishte e drejtë…

Pas fitimit të Botërorit, historia për futbollistin argjentinas Paulo Dybala bëri xhiron e rrjeteve sociale. Ish-shoku i tij i ekipit te Juventusi, Tomas Rincon, tregoi leksionin e jetës që i dha Dybala.

Gjithçka ndodhi në vitin 2017. Rincon, i cili pati dy sezone të shkëlqyera në Genoa, mbërriti në Torino dhe shfrytëzoi rastin për të blerë një Ferrari. Kur mbërriti në klub me makinën e tij luksoze, takoi të riun Dybala, i cili edhe pse në atë kohë ishte 21 vjeç, duhej të reflektonte jo pak.

“E kam dashur Ferrarin gjithë jetën dhe i thashë vetes, nëse një ditë nënshkruaj kontratë me një nga skuadrat e rëndësishme në botë, për shembull Real Madrid, Barcelona, ??Manchester, Juventus, Milan, do të shkoj menjëherë dhe blej një Ferrari. Duhet të jetë një shpërblim për suksesin tim”, tha Rincon.

Më vonë, venezueliani pranoi se ia doli ta përmbushte atë ëndërr kur u transferua te Juventus: “Më shumë se një gjë materiale, e pashë si një ëndërr të realizuar dhe sa herë e shihja në këmbë aty, i thosha vetes: “I dola”.

Derisa një ditë, kur mbërriti me Ferrarin e tij për stërvitje në La Vecchia Signora, Rincon u përplas me Dybala. “I dhashë Paulos çelësin, ai e ndezi, filloi të lëvizte me makinën, ndërsa Dybala ishte ylli kryesor i Juventusit, ndoshta lojtari që po fitonte më shumë. I thashë: “Çfarë po pret? Kur do ta blesh edhe ti?” u shpreh Rincon.

Por Dybala i dha një përgjigje të papritur: “Do të vijë koha ime. Si të dalë para me Ferrari këtu në moshën 21-vjeçare, para lojtarëve si Bufon, Dani Alves, që kanë fituar Botëror dhe Champions League. Unë jam ende larg kësaj, nuk u dal dot para syve me Ferrari, nuk do ishte e drejtë”, iu përgjigj Dybala. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *