Çfarë po ndodh me Nuabuezen? E ndryshon për keq 2020-a, trajneri Cungu e ka një shpjegim

Kirian Nuabueze u kthye në qendër të vëmendjes për të gjithë në gjysmën e parë të sezonit, ku arriti të shënonte plot 14 herë. Një numër ky më i lartë se ai i shënuar nga golashënuesi më i mirë i Superiores një sezon më parë. Duke parë një ritëm të tillë pritshmëritë për sulmuesin e Laçit ishin të larta, madje nuk mundonin edhe interesimet e huaja në drejtim të tij, më konretisht nga Turqia.

Por Nuabueze duket se e ka harruar golin pas në vitin 2019, teksa ka regjistruar sot ndeshjen e 5-të radhazi pa tundur rrjeten. Asnjë gol nuk mban emrin e sulmuesit amerikan në këtë vit të ri kalendarit, ndërsa një gjë e tillë do të ndodhte edhe në dy ndeshjet e fundit të vitit të shkuar.

Takimi i fundit të Nuabuezes me golin i përket datës 14 dhjetor, ku arriti të dërgonte topin në rrjetë në fitoren e thellë 4 me 0 të Laçit kundër Luftëtarit. Por një përgjigje për këtë situatë të lojtarit e ka pikërisht trajneri i tij, Armando Cungu, i cili do të deklaronte pas ndeshjes së fundit në kampionat se tashmë kundërshtarët e kanë gjetur çelësin e suksesit duke i vënë pas sulmuesit të kurbinasve 2-3 futbollistë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *