Çfarë po gatuan Xhuliano Skuka? Jo vetëm golat në fushë, Metz e dërgon sulmuesin shqiptar në…kuzhinë

Gjithmonë jemi mësuar që ta shohim Xhuliano Skukën duke gatuar golat në fushën e blertë, por asnjëherë në kuzhinë. Për këtë ka menduar Metz, që i ka dhënë lojtarit një pasdite të veçantë. Së bashku me Arthur Atta, Alexis Mirbach dhe Oussmane Kebe, Skuka ka marrë këshilla të vlefshme për dietën e përditshme.

Për më tepër, lojtarët duhej të përgatisnin vetë ushqimin. Gjatë gjithë kohës kanë qenë nën shoqërinë e një dietologu që i tregonte gjithçka sa i përket hapave që duhej të ndiqnin. Kjo seancë kulinarie u realizua në qendrën e trajnimit të klubit, në Frescaty. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *