Tyson Fury do të hyjë në ring në datën 22 shkurt për tu bërballur sërish me Deontary Wilder. Përballja e parë mes tyre e zhvilluar në Amerikë përfundoi në barazim, megjithëse në sytë e publikut ishte pikërisht boksieri anglez ai që duhej të fitonte. Ndërkohë vetëm pas një muaji të dy boksierët do të kenë rastin të masin forcat e tyre brenda litarëve.
Në një intervistë me Hoop Jab, Fury ka rrëfyer se si është duke u përgatitur për të mposhtur kundërshtarin e tij. Fillimisht tha se ishte duke bërë shumë gjëra që më parë nuk i bënte, si konsumimi i më tepër vakteve apo pirja e një sasie më të lartë të ujit, ndërsa më pas i ka habitur të gjithë duke shtuar se masturbohet 7 herë në ditë për të mbajtur testosteronin lart.
“Po bëj shumë gjëra që nuk i kam bërë më parë. Po ha 5-6 vakte në ditë, po pi 8 litra ujë. Nëse kjo do të më japë një rritije, jam i gatshëm ta provoj. Po masturbohem 7 herë në ditë, të mbaj testosteronin lart. Dua të jem sa më aktiv gjatë kësaj periudhe dhe nuk dua që të bie në formë përpara takimit”, ka thënë Tyson Fury./Sport Ekspres/