Çfarë debutimi! Enea Mihaj e bën sefte te PAOK-Olimpiakos, falë shqiptarit vjen përmbysja e madhe nga 0-2

Enea Mihaj ka debutuar për herë të parë te PAOK-u si titullar, për ta nisur një ndeshje si titullarë. Mbrojtësit shqiptar i është besuar ndaj Olimpiakosit, me një vendim surprizues nga trajneri. Lojtari i Kombëtares ka arritur që t’ia shpërblejë në mënyrën më të mirë.

Olimpiakosi realizoi dy gola brenda tetë minutash, por kundëpërgjigja ishte e menjëhershme për t’i dërguar shifrat në 2-2 me realizimet e Pelkas dhe Misic, përkatësishst në minutat 10 dhe 12. Enea Mihaj do të merrte rolin e protagonistit në minutën e 60, teksa arrin të fitojë me zotësi një penallti, teksa fut topin mes këmbëve të lojtarit kundërshtar. Atje Pelkas nuk do të gabonte për të dërguar topin në rrjetë, në gjysmëfinalen e parë të Kupës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online