Në verë ishte pothuajse i sigurtë transferimi i Luis Suarez tek Juventusi, megjithatë gjithçka u shkatërrua në momentin e fundit. Uruguajani ishte i gatshëm të mësonte dhe gjuhën për tu ambientuar më shpejt me kampionen e Italisë, por mesa duket nxitimi për ta marë sa më shpejtë nënshtetësinë italiane ka krijuar një situatë të ngatërruar.
Mediat italiane deklaruan se ish-sulmuesi i Barcelonës e ka kaluar padrejtësisht këtë provim me ndihmën e klubit bardhezi. Sigurisht që drejtuesit e Juventusit e mohuan kategorikisht këtë akuzë, duke theksuar se nuk kishin interes për ta blerë lojtarin.
Teksa gjërat ishin qetësuar, një lajm aspak pozitiv ka ardhur ditën e djeshme për “Zonjën e Vjetër”. Luis Suarez ka pranuar që i ka ditur pyetjet e provimit më përpara, duke pranuar hapur mashtrimin në gjykatën italiane. Kjo ka bërë që të rriten dyshimet mbi pafajësinë e Paratiçit, teksa gjithçka mbetet për tu zbardhur në ditët në vazhdim./Elio Hajdari-Sport Ekspres/