Çelësi i suksesit të Lacios? Igli Tare e tregon: Inzagin e njoh më mirë se gruan time!

Lacio është një periudhë mjaft të mirë të rezultateve dhe sukseseve. Padyshim që fitorja e Superkupës ndaj Juventusit, kampionit të Italisë, ishte një arritje. Për më tepër që bardhezinjtë i kanë mundur dy herë në pak ditë.

E vështirë që të gjesh një skuadër që të mundi Juventusin në Europë kaq herë brenda një kohe të shkurtër, e jo më nëse flasim për Serinë A. Por kush është çelësi i suksesit? Shakaja e bukur e drejtorit sportiv të lacialëve, Igli Tares, ka shumë domethënie.

“Unë nuk jam i befasuar nga Inzagi, aspak, sepse tani unë e njoh më mirë se gruan time dhe ai më njeh më mirë se gruaja e tij. Ky është Lacio i së ardhmes, që ka ardhur si rezultati i punës së madhe që është bërë nga shumë njerëz”, ka thënë Tare. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online