Dënimi i pritur me ankth nga UEFA ka qenë ai që pritej, për fat të keq: 10 vite pa Europë dhe 1 milion euro gjobë. Aq ishte kërkesa e Inspektorëve të UEFA-s, por praktikisht ishte kërkesa e vetë UEFA-s drejtuar Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA.
Tashmë bomba ka pasur dhe bëhen llogaritë e dëmit.
Skënderbeu do të shkojë në CAS ashtu si ka paralajmëruar para pak ditësh dhe ndërkohë gjithçka është më e qartë.
Nëse CAS refuzon apelin e UEFA-s, Skënderbeu “vdes”, sepse Takaj nuk ka më asnjë shans të investojë si në ne te shkuarën, pa të ardhurat nga Europa.
Klubi korçar do të kthehet pronë e bashkisë, ose do të mbahet me kosto minimale e me të rinj, që do të thotë se nuk do të qëndrojë në nivelet e deritanishme.