CAS paralajmëron Skënderbeun: Raportet e UEFA-s janë të ligjshme

CAS hodhi poshtë vendimin e Komisionit të Etikës në FSHF për t’i hequr titullin për sezonin 2015/16 Skënderbeut, sepse mungonte baza ligjore në rregulloren e FSHF-së për ta bërë diçka të tillë. Logjikisht, çështja nuk u mor fare në shqyrtim, pasi nuk kishte kuptim që FSHF të veçonte 5 ndeshje nga dosja e UEFA-s dhe të vendoste që ato ishin të trukuara, sipas saj, edhe pse nuk kishte asnjë provë.

Megjithatë, festa e Skëndebeut nuk mund të jetë e plotë, sepse në të njëjtin dokument ku CAS i kthen titullin, ekziston edhe një paragraf ogurzi.

“Ky vendim mund të konsiderohet si një mungesë besueshmërie ndaj provave të prezantuara më parë në çështjet e trukimit të ndeshjeve. Përkundrazi, paneli i CAS arriti në përfundimin se raportet e marra nga Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve në Baste (BFDS) i UEFA-s ishin një mjet me shumë vlerë në zbulimin dhe ndëshkimin e mëpasshëm të shkeljeve në trukimet e ndeshjeve”.

Kjo fjali mund të interpretohet edhe si një paralajmërim alarmues për Skënderbeun, sepse UEFA pikërisht me sistemin BFDS e dënoi herën e parë dhe kërkon ta përjashtojë për 10 vite nga kupat e Europës tani, me CAS-in që do të vendosë përfundimisht.

One thought on “CAS paralajmëron Skënderbeun: Raportet e UEFA-s janë të ligjshme

  1. Nese eshte keshtu siç thuhet lidhur me BFDS, atehere çeshtja quhet e paragjykuar gje e cila per nje trupe gjyqesore si CAS eshte e veshtire te besohet. Ka njerez ne Shqiperi qe deshirojne te jete keshtu, por kjo s’mund te ndodhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *