Manchester United-i ka ndërruar fytyrë në këtë vit të ri kalendarik. Michael Carrick-u ka ndryshuar gjendjen e klubit anglez si me magji. Ish-mesfushori ka marrë një tjetër fitore në Premier League, këtë herë kundër Crystal Palace-t. Manchester-i ka fituar me shifrat 2-1 dhe është ngjitur në vendin e 3-të në tabelën e renditjes.
Një punë e mrekullueshme e Carrick-ut, i cili në 7 ndeshjet e kryera si trajner i përkohshëm ka arritur 6 fitore dhe një barazim. Gjithashtu ndër fitoret e marra, dy prej tyre kanë ardhur kundër Arsenalit dhe Manchester City-t. Koha ka ecur shpejt për “djajtë e kuq”, të cilët në vitin e shkuar e gjenin veten në pjesën e poshtme të tabelës, ndërsa tashmë Arsenali kryesues është vetëm 10 pikë larg./Sport Ekspres/