Calja, nga medalja te kontrolli antidoping

Tashmë nuk kemi guxim as të festojmë një medalje në peshëngritje, sepse duhet të qëndrojmë me gjak të ngrirë deri në fund të gjithë procesit dhe sportistët të dalin të pastër.

Sot Briken Calja u shpall kampion i trefishtë Europe, një sukses me përmasa të jashtëzakonshme, por duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e viteve të fundit, me disa sportistë që kanë rezultuar pozitivë për doping, frika është e ligjshme.

Menjëherë sapo përfundoi gara, pas festës Calja nisi t’u përgjigjej telefonatave të panumërta nga Shqipëria, nga të afërmit, miqtë e gazetarët që kërkonin ndonjë reagim.

Gjithçka u ndal nga zyrtarët e antidopingut, që e thirrën Caljen për të kryer kontrollin rutinë, të cilit i nënshtrohet çdo peshëngritës që fiton medalje.

Natyrisht, Calja dhe të tjerët kryen kontrolle para nisjes për në Bukuresht, por asnjëherë nuk i dihet, aq më shumë që peshëngritësit tanë kanë protestuar dhe e kanë konsideruar si jo të drejtë dënimin për doping, kur janë dënuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *