Bylisit i shtohen problemet edhe jashtë fushe, futbollisti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Bylisi nuk po kalon një moment të mirë këtë vit, teksa ka pësuar dy humbje në të dy ndeshjet e para. Përveç rezultateve negative dhe pakënaqësive me arbitrat, ballshiotëve u shtohen të tjera probleme. Lojtari i Bylisit, Kevin Aliaj, i është nënshtruar një ndërhyje kirurgjikale, që është realizuar edhe falë ndihmës së klubit të tij.

Lajmin e përcjell vetë ekipi mallakastriot përmes faqes zyrtare në “Facebook”, ku njofton kalimin me sukses të këtij operacioni, si dhe i rojnë futbollistit një shërim sa më të shpejtë. Hapësirat për të deri në këtë fazë të sezonit nuk kanë qenë të mëdhaja, teksa ka mundur të regjistrojë vetëm një paraqitje me fanellën e Bylisit në Superiore./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *