Bylisi një surprizë e bukur, Bicaj: Nuk është si Tirana, por në Ballsh gjithçka sillet rreth futbollit

Bylisi deri tani ka arritur që të bëjë atë që askush nuk mund ta mendonte në fillim të sezonit, duke e mbyllur vitin 2019 në vendin e dytë në renditje. Kjo i ka surprizuar të gjithë dhe meritat shkojnë drejt klubit mallakastriot. Ditmar Bicaj shprehetse kjo ecuri pozitive e gëzon futbollistin, që ka dhënë një intervistë në “RTV Ora”. Mbrojtësi është shprehur se Ballshi është një qytet i vogël që ndoshta nuk të ofron sa Tirana apo Vlora, por aty gjithçka sillet rreth futbollit dhe mbështetja apo vëmendja nuk mungon asnjëherë.

“Do të thoja se periudha që kam shkuar në Ballsh ka qënë e vështirë, pasi më duheshin 1-2 javë për ambientimin me qytetin. Megjithatë është një qytet i vogël, por me njerëz që na qëndrojnë gjithmonë pranë. Janë shumë sportdashës. Janë njerëz që gjithmonë na mbështesin si në humbja ashtu dhe në fitore. Jemi gjithmonë në qendër të vëmendjes sepse jemi sportista.

Kështu jeta në Ballsh sillet gjithmonë rreth futbollit. Kështu që jemi të lumtur. Nuk do ta krahasoja me jetën që të ofron Tirana, ose Durrësi dhe Vlora, por ka atë bukurinë e vet se ne gjithmonë jemi në qendër të vëmendjes dhe çdo gjë sillet rreth sportit. Më gëzon fakti për dy gjëra sepse riktheva pak me atë kontributin tim, Teutën në Europa League dhe i arkëtuam klubit diçka të mirë nga ana ekonomike, po ashtu edhe ecuria pozitive që po bëjmë me ekipin e Bylisit, të cilët para fillimit të sezonit nuk e kishte menduar askush që ky ekip kaq i vogël, qytet kaq i vogël do ta mbyllte fazën e dytë të kampionatit në vendin e dytë”, ka thënë Bicaj./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online