Dy ekipe të Kategorisë së Parë kanë zbritur sot në fushë për ndeshje miqësore.
Bylisi është ndeshur me Albpetrolin në “Adush Muçaj”, duke fituar 1-0. Goli u shënua në pjesën e dytë nga Valentino Murataj, një ndër lojtarët më në formë të Bylisit në pjesën e parë të sezonit. Bylisi luajti me formacionin titullar, duke bërë ndryshime të shumta në pjesën e dytë. Një ndeshje e mirë edhe për Albpetrolin, një ndër pretendentet e mëdha për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.
Ndërkaq, Tërbuni luajti në Shkodër, në “Reshit Rusi”, me Vllazninë U-19. Ishte një ndeshje ku skuadra pukjane provoi shumë të rinj dhe lojtarë në provë, ndërsa titullarët u aktivizuan vetëm për më pak se gjysmë ore lojë. Takimi përfundoi 4-4, për pukjanët shënuan Blinishta, Hoxha, Gjini dhe Shaba. Gjini është një përforcim i rëndësishëm këtë janar dhe ka debutuar me gol për skuadrën e re.