Bylis-Egnatia ishte ndeshja e parë e Superiores për ditën e sotme dhe pritej me interes, pasi të dy ekipet ruajnë formë positive. Egnatia vinte nga fitorja 3-0 ndaj Vllaznisë, ndërsa Bylisi arriti të mundte Laçin në transfertë. Sa i përket ndeshjes së sotme, rastet e pastra janë parë në të dy portat.
Më afër golit ishte Mihana që tentoi një roveshatë në pjesën e parë, atje ku mundi Teqjan, por jo fatin. Topi do të ndalej në traversë. Një ndeshje e nisur me shumë ritëm dhe që kishte si protagonist dy portierët, Teqja dhe Sherri, të cilët në disa momente i thanë “JO” golit. Me shifrat 0-0 do të mbyllej edhe kjo ndeshje e sotme. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:
Tetova: “Më kënaq shumë që është ndeshja e tretë që nuk pësojmë gol. Kishim luhatje ndaj Bylisit, veçanërisht në pjesën e dytë. Ishim më afër golit në pjesën e parë, goditëm edhe shtyllën. Bylisi ka një ekip shumë simpatik, luajnë futboll shumë mirë. Por ne shohim pjesën tonë”.
Bellai: “Kur një ndeshje nuk fitohet, nuk do të humbet. Kjo është kënaqësia. Barazimi ishte i drejtë, kishim raste nga të dy ekipet. Pastaj po bëhej vetëm qarkullimi i topit. Disa lojtarë nuk ishin në gjendjen më të mirë dhe kjo i falet. Egnatia është një ndër ekipet më të mira. Por fusha të mban në kategori dhe mund të jenë edhe dy të humbura”