U luajtën sot dy ndeshje në Kategorinë e Parë, që duhej të luheshin të shtunën, por për arsye që i di vetëm Federata Shqiptare e Futbollit, u shtynë me dy ditë.
Bylisi ka fituar 1-0 në Pogradec, në një ndeshje të luftuar. Vendosi një gol në minutën e 60-të me Muratajn, i cili konkretizoi epërsinë e ballshiotëve, që ishin superiorë gjatë gjithë ndeshjes.
Nëse në Pogradec pati ekuilibër deri diku, në Fier ishte një stërvitore për Apoloninë. Skuadra fierake fitoi 4-1 ndaj Turbinës, me shumë gola të shënuar në fundin e takimit.
Apolonia e mbylli në avantazh 1-0 pjesën e parë me golin e Mihanës në minutën e 32-të, por pavarësisht nga dominimi total në çdo drejtim, Turbina e befasoi në kur Efiong Ejo ka barazuar në minutën e 59-të. Ndeshje shumë e hapur, në minutën e 80-të erdhi goli i dytë, i pritshëm, i Apolonisë, me vlonjatin Aldo Llambro. Pas tij, në festë morën pjesë edhe Braka, Andoni e Mihana, në një ndeshje që në 10 minutat e fundit u bë qesharake, me Turbinën që nuk vraponte më.
Një mesazh i qartë për FSHF-në, që lejon këtë fëlliqësirë, duke i spostuar ndeshjet sipas qejfit.
KATEGORIA E PARË / GRUPI B
Apolonia – Turbina 5-1
Shënues: Mihana 32′, ’90+2′, Llambro 80′, Braka 84′, Andoni 89′ / Ejo 59′
Pogradeci – Bylis 0-1
Shënues: Murataj 60′