Bylbyl Sokoli e ka siguri: Nëse Shqipëria do të kishte Rrahmanin dhe Muriqin, do të ishte te 4 Kombëtaret më të mira të Europës

Koha Shtesë ka zhvilluar një intervistë me një tjetër trajner të njohur shqiptar, Bylbyl Sokoli. Ky i fundit ka treguar shumë edhe nga biseda e bërë me lojtarë të Shqipërisë, për të kuptuar më tepër rreth suksesit që Silvinjo ka te kjo Kombëtare. (Videon e plotë të intervistës e gjeni më poshtë)

“Për t’i bërë bashkë shqiptarët është e vështirë, Silvinjo ia doli. Me Ylber Ramadanin komunikoj shumë shpesh. Ai më thotë se Silvinjo është shumë korrekt, se të gjithë i binden, se është i drejtpërdrejtë me të gjithë dhe se është lider i pranuar nga të gjithë. Kjo është një mrekulli. Edhe në Berlin do ta tregojmë veten tonë.

Nëse Shqipëria do të kishte edhe një Amir Rrahmani, një Vedat Muriqi, një Edon Zhegrova dhe Milot Rashica, sipas mendimit tim, me këtë Kombëtare për mënyrën sesi po luan me Silvinjon, do të ishim te 4 ekipet më të mira në Europë”, tha Sokoli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *