“E dinim që do ishte e vështirë në Sllovaki, kishim mungesa e lodhje. Mbrojtja bëri gabime amatoreske, në aspektin individual, jo se ekipi u shthur. Për lojën që kemi zhvilluar, mendoj se kemi marrë atë që kemi kërkuar. Kemi luajtur futboll në këto eliminatore, duke mbajtur topin duke luajtur në vertikale, duke bërë presing. Vetëm ndaj Sllovakisë nuk m’u përgjigj skuadra, por erdhi për shkak të mungesave, sepse me Ramadanin, Baren e Abazajn do ishte tjetër gjë. Munguan edhe shumë të tjerë, nga Selmani te Duka e Durmishaj, ne nuk jemi Brazili. Shqipëria ka marrë disa lojtarë nga Shpresat, nuk ka ndodhur kurrë që prej 1975 që ekipi A të marrë tre lojtarë nga U-21. Edhe Manaj e Ndoj janë gati për ekipin A, Manajn e kishit harruar, por e kthyem në Kombëtaren U-21 dhe shënoi tre gola, është gati për kombëtaren A.
“Duhet t’i shihni ndeshjet, jo të analizoni vetëm rezultatet. Kemi pasur zotërim topi superior në thuajse çdo ndeshje. Me Islandën superiorë në dy ndeshje, me Irlandën e Veriut po ashtu. Nuk kemi mbrojtës, e vërtetë, por do t’i gjejmë, ashtu si kemi gjetur mesfushorët”.
GOLAT E PËSUAR – “Duhet eksperiencë, duhet qetësi, duhet qarkullim topi dhe aspak emocione. Ia kam thënë skuadrës që të vijojë të luajë njësoj edhe pas avantazhit” .
MANAJ – “Mund ta grumbullonim më herët, e drejtë, por ka luajtur pak te Granada. Tani e grumbulluam, pasi folëm me të, bëri shumë mirë”.
ABAZAJ – “Nuk luajti në kombëtare, por rëndësi që është pjesë e ekipit A. Edhe unë si Panuçi do veproja. Nuk ka rëndësi sa minuta luan, kombëtarja është nder, edhe në tribunë. A do merrnim rezultate më të mirë në Sllovaki? Ndoshta jo. Në morëm lojtarë të tjerë, por duhet ambientim, shihni Çinarin, që nuk u ambientua si duhet, sepse nuk ka qenë pjesë e grupit.
KOSOVA DHE TË RINJTË E RRITUR NË SUPERLIGË – “Zgjedhjet e Kosovës janë interesante, përfshirja me detyrim e një të riu në formacion në ekipet e futbollit atje është vendim i mirë për të ndihmuar të rinjtë dhe FSHF po e studion si mundësi, por është e vështirë që klubet ta pranojnë dhe talenti del në pah, sado konkurrencë të ketë.
TALENTET E KOSOVËS – “E kam thënë edhe më parë që grumbullojmë çdo shqipfolës, nëse ka dëshirë. Shumë lojtarë nga Kosova na kanë kontaktuar vetë, duan të luajnë për ne, nuk ka problem edhe nëse Kosova thërret një lojtar nga Shqipëria”.
Llogarite behen ne fund,
Ja u mer pula buken ka dora…
Ska rendesi ne lujtem me mire po piket i morin te tjeret..haha