Matjanët e kanë konsideruar si shumë të rëndësishme fitoren me Besën. Drejtues të skuadrës dhe klubit shprehen se kjo ka qenë ndeshja më e bukur e 14 javëve. Burreli në 12 ndeshje siguroi vetëm gjashtë pikë, ndërkohë në dy ndeshjet e fundit fitoi dhe u ngjit në kuotën e 12 pikëve, duke qenë në pozita të barabarta me Vllazninë B.
Kryetari i Bashkisë, Nezir Rizvani dhe administratori i klubit, të cilët e ndoqën ndeshjen në Kavajë shprehen se skuadra zhvilloi një ndeshje të fortë dhe të bukur. “Kjo ishte ndeshja më e mirë e kampionatit, – thotë Besnik Beqiri. Prodhuam volum të madh loje dhe e menaxhuam mirë atë. Arbitrimi nuk ishte në nivelet e kërkuara, por ne fituam një përballje mjaft të vështirë. Rezultati ishte produkt i gjendjes së mirë të lojtarëve dhe punës serioze në stërvitje të trajnerit Ahmataj”, – shtoi tekniku i portierëve të Burrelit.
Beqiri thotë se lojtarët zbatuan me korrektësi detyrat e ngarkuara, luajtën të mobilizuar, bashkëpunuan mjaft mirë mes tyre. Edhe mbrojtësit sipas ndihmësit të Ahmatajt dhanë maksimumin dhe ndalët ekipin e Besës gjatë aksioneve të shumta.
Albi Lala