Bunjaku tregon 5 lojtarët e liruar nga ekipi kampion në Kosovë, klubet e Superiores duhet t’i shohin

Teksa afrohemi në merkaton e janarit, klubet e Superiores po nxitojnë për të bërë afrimet e radhës që të përballojnë kampionatin shqiptar. Megjithatë është e vështirë që të gjenden elementet e duhura pikërisht në këtë periudhë të transferimeve.

Por Albert Bunjaku, këshilltari i Feronikelit që në sezonin e shkuar ka dalë kampion në Kosovë, ka dhënë listën e 5 lojtarëve “të lirë”. Bëhet fjalë për futbollistët e njohur si Kastriot Rexha, Astrit Fazliu, Albutrint Morina, Lulëzim Doshlaku, Haxhi Neziraj, Arbër Prekazi dhe Milosh Krkotiq. Këtyre futbollistëve u është thënë se nuk janë më pjesë e skuadrës pasi po bëjnë një rinovim, por kontratat e tyre nuk janë ende të shkëputura. Nëse nuk do të gjejnë skuadër, do të rikthehen sërish te Feronikeli, por sipas të gjitha gjasave vetëm për t’u stërvitur. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online