Nga Klaudio Ndreca
Bundesliga ka përfunduar javën e saj të 34, që është e fundit për të përmbyllur sezonin 2019-2020. Kur të gjithë ishin të stepur me frikën e Koronavirusit, Gjermania ishte e para që guxoi për të rikthyer futbollin.
Pa pasur asnjë përkeqësim të gjendjes apo situatë të dalë nga kontrolli, po i njëjti vend është i pari që mbyll me sukses kampionatin. Bajerni u shpall matematikisht kampion disa javë më parë, ndërsa në “Champions League” do t’i bashkohet Dortmundi, Leipzigu dhe Mounchengladbach. Në “Europa League” do të shkojnë direkt në fazë grupesh Leverkusen dhe Hofenheim, ndërsa Ëolfsburgu duhet ta tentojë këtë gjë me kualifikueset.
Sa i përket skuadrave që kanë rënë nga Kategoria është Duseldorfi dhe Paderborni që largohen nga Bundesliga, ndërkohë që Ëerder Bremen ka arritur të fitojë me shifrat 6-1 ndaj Këlnit, duke shkuar kështu në “Play-Out”. Një gol në këtë takim e realizoi Milot Rashica, që do të jepte edhe një asist të bukur për golin e fundit që u shënua nga Sargent, ndërsa gjendej i shtrirë. /Sport Ekspres/
Josh Sargent’s goal for Werder Bremen to make it 6-1 vs Koln #USMNT pic.twitter.com/KI1JGsKKfh
— Drew Richardson (@AmericaSoccerFC) June 27, 2020