Buffon barazon paraqitjet me Maldinin, shpërthen rrjeti: Si të krahasosh ujin me zjarrin

Në ndeshjen e javës së 17-të Juventus fitoi në transfertën e Samdorias me rezultatin 1-2. Por vëmendja nuk ishte më tepër tek ndeshja por tek rekordi që synon të arrijë Buffon. Portieri veteran vitin e kaluar i dha “lamtumirën” torinezve pas afo 16 vitesh karrierë. Destinacioni drejt sheikve të PSG ishte i thjeshtë por edhe i shkurtër.

Buffon harroi se u largua nga Seria A me 640 paraqitje në fushë, shtatë më pak se rekordmeni Paulo Maldini. Nisur nga egoja personale për të fituar diçka kthehet sërish në Torino për një kontratë “8 ndeshje” me zonjën e vjetër. E pikërisht kështu ndodhi.

Në takimin me Samdorian, portieri veteran barazoi 647 paraqitjet në kamponat ndaj Maldinit duke kërkuar edhe një ndeshje të vetme. Qëndrimi i Buffon nuk është pritur mirë nga tifozët itlian të cilët kanë shpërthyer ndaj egoizmit të Buffon.

“Ai ishte një mbrojtës, jo një portier”, “Si të krahasosh ujin me zjarrin”, “Ka fituar 5 champions dhe ti asgjë”, “Maldini ishte titullar dhe kapiten deri në ndeshjen e fundit, ti jo”, ishin disa nga komentet kundër Buffon të postuara në rrjete sociale. Një reagim i menjëhershëm i tifozëve që gjykojnë se rekordet thyen me besnikëri ndaj skuadrës dhe jo me  rikthime dhe këmbëngulje personale./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online