Bruno Telushi: Kemi lojtarë që zëvendësojnë Jasir Asani, t’i vendosim kapakun krisjeve

Bruno Telushi ka folur para mediave ndërsa po afron takimi mes Partizanit dhe Teutës. Mesfushori është ndalur edhe te çështja e trajnerit, ndërsa të kuqtë do të kenë si teknik provizor Kalarin. Telushi është shprehur se te Partizani ka edhe futbollistë të tjerë që mund të zëvendësojnë Jasir Asanin, pavarësisht vlerave të larta që zotëron ky i fundit dhe që tashmë ka shkuar te AIK.

“Kemi marrë dy humbje radhazi dhe nuk e kishim provuar më parë. Tani duhet të tregojmë veten sa të fortë jemi si ekip. Për ato krisjet që kanë dalë në media duhet t’i vendosim kapakun. Ajo që iku, iku tani. Lerda u largua dhe unë i uroj suksese. Renditja është aty dhe si na kapën ekipe të tjera, ashtu do të bëjmë edhe ne. Normale që tifozët Gegën do kërkojnë pasi na nxorri kampion pas shumë vitesh, por është në dorën e presidentit. Asani do të largohet në janar dhe vlerat e tij e ndihmonin Partizanin. Por ka lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë. Grupi më i rëndësishëm se individi”, ka thënë Telushi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online