Transferimi i Vedat Muriqit është kthyer në një çështje madhore te Lazio. Akordi ishte arritur për 11.5 milionë euro me Club Brugge-n, por këta të fundit habitën jo pak me veprimin e tyre. Klubi belg ndali transferimin pas testeve mjekësore të “piratit”, duke e cilësuar si teste fizike mediocre. Fill pas kësaj, Brugge tentoi të ndryshonte formulën e transferimit të sulmuesit nga Prizreni.
Në Itali besojnë se e gjitha kjo është thjesht një lojë e pisët nga pala belge, e cila kërkon të përfitojë nga kjo situatë për të ulur çmimin e kartonit të Muriqit. Diçka e tillë ka “tërbuar” Lotiton, që sipas “Il Messaggero”-s po kërcënon me padi në FIFA. Mbetet për tu parë se si do të mbyllet kjo histori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/