Shqipëria mori një fitore të rëndësishme kundër Hungarisë, duke mbajtur gjallë shpresat për të prekur vendin e dytë në grup. Por pavarësisht lojës së mirë të zhvilluar nga kuqezinjtë, kritikat nuk mungojnë. Në studion e emisionit “Procesi sportiv” Gëzim Sinemati është i mendimit se fitorja erdhi rastësisht për ekipin tonë kombëtar, ndërsa golin e Brojës e sheh si një gol urrejtjeje.
“Me ato emra që thotë Redi jam dakort që luajtën mirë, po ata dolën pa dashje. Ata erdhën nga stoli. Po të ishin ata që u dënuan me të verdhë, këta rrezik nuk do të luanin. Ne ca gjëra na dalin rastësisht. Mos të hiqemi sikur e kishim ndërtuar këtë projekt.
Sepse edhe mënyra si festonte Broja ishte një zemërim, një lloj proteste. Dukej ajo, ishte gol urrejteje. Do pasonte apo s’do pasonte… Atij i dha Zoti një çudi të madhe në goditje, sepse në fillim e filloi me mungesë ekuilibri aksionin“, ka thënë Gëzim Sinemati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/