Broja kërkon largimin nga Çelsi, në garë Milani, Ajaksi dhe Lajpcigu

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Vera që sapo ka nisur pritet ta gjejë Armando Brojë në një ekip të ri. Sulmuesi shqiptar duket se është lodhur me huazimet e njëpasnjëshme. Kontrata e tij përfundon në vitin 2028, por 23-vjeçari dëshiron të largohet në mënyrë të përhershme nga Çelsi në këtë merkato transferimesh.

Gazetari i tabloidit britanik “The Sun”, Rahman Osmani, ka zbuluar se 4 ekipe janë të interesuara për të blerë kartonin e Brojës. Milani, Ajaksi, Lajpcigu dhe PSV Eindhoveni janë në garë për të siguruar shërbimet e Brojës. Mbetet për të parë se cila do të jetë zgjedhja e sulmuesit shqiptar./Sport Ekspres/