“Broja ishte njeriu që duhet të mbushte boshllëkun e Chelsea-t”, ish-lojtari është i paqartë: Nuk e kuptoj huazimin e tij te Fulhami

Chelsea ka huazuar Armando Brojën te rivalët e tyre, Fulhami, duke mos sjellë asnjë përforcim të ri për ta zëvendësuar atë. Një strategji e tillë është parë si e pakuptimtë nga Onuoha. Ish-futbollisti, që tashmë kryen rolin e analistit në “ESPN”, ka thënë se dy sulmuesit e tjerë të bluve të Londrës nuk janë në formën e duhur dhe logjika e donte që Broja të ishte njeriu kryesor në majën e sulmit.

“Nuk e kuptoj plotësisht kalimin e Brojës në huazim te Fulhami, duke ditur faktin se disa thonë që Chelsea ka nevojë për një sulmues. Nicolas Jackson-i po humbet shumë raste. Cristopher Nkunku ka qenë i padisponueshëm, kështu që mendohet se Broja është njeriu i duhur për të mbushur atë boshllëk. A është kjo një nga ato situatat e përfitimit, ku kjo është vlera dhe ai duhet të ikë? Avantazhi i tij është se po shkon nga Londra perëndimore në Londrën perëndimore, kështu që nuk do të ketë nevojë të ndërrojë shtëpi”, ka thënë Nedum Onuoha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *