“Broja flet gjithë kohën në telefon me mamin”, Starova jep spektakël: Uzuni “doli çun”! Kumbulla nuk është bërë akoma lojtar

Starova ishte ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Spektaklin e ofruar nga Kombëtarja, e ka vazhduar Starova me disa konstatime të tij. Kështu, nuk është lënë pa prekur tema e mungesave të Armando Brojës dhe Myrto Uzunit si zgjedhje e parë e trajnerit Reja. Ndërkohë Starova ka vlerësuar së tepërmi punën e teknikut italian dhe njëkohësisht tregon disa “sekrete”.

“Ne dikur na merrte malli që të shihnim dy sulmues bashkë te Shqipëria. Nga katër apo pesë sulmues, duhet të luante vetëm njëri. Tani Reja luan me dy sulmues. Gjasula është meritë e Rejës, Bare është meritë e Rejës. I dha besimin për të luajtur. Mua më ka pëlqyer shumë, si ndaj Polonisë dhe me Hungarinë.

Më kanë ardhur sinjalet e para se ka probleme shëndetësore, është 75-vjeç dhe ndien problemet e tij. Përse nuk fut Uzunin? E kemi thënë që Uzuni duhet në fushë, por ka shumë konkurrencë te Kombëtarja. Ja ku i erdhi rasti Uzunit dhe i doli “çun”. Po e fut tani, nuk ka mbaruar edicioni. Kush po luan kot? Cikalleshi është në formë, Manaj luajti me Barcelonën dhe u stërvit me Mesin. Broja është i ri, ja ku u fut sot. Është lojtar i ri, duhet ta fitojë vetëm mundësinë, nuk do ia shtrojë njeri rrugën dhe ti hapin vendin në formacion. Të rinjëve u del shkuma nga goja derisa të fitojnë vendin e titullarit.

Unë di disa gjëra më shumë për Brojën dhe po e them. Është aq i edukuar sa që në grumbullim rri gjithë kohën dhe flet me mamin në telefon. Përse nuk kualifikohemi në fazën e grupeve? Po duhet që të rriten edhe lojtarët e tjerë. Kumbulla nuk është bërë akoma lojtar, është te Roma, por nuk është bërë akoma lojtar. Është mirë, por duhet të rrisi nivelin dhe të shkoj si Gjimshiti”, tha Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *