“Broja është lideri në rritje“, Ruci i jep këshilla Uzunit: Duhet të vish në nivelin e Kombëtares, ja si veprohet një për një me portierin

Kombëtarja shqiptare ka zhgënjyer në ndeshjen me Anglinë, duke sjellë pakënaqësi në radhët e tifozëve. I ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, Vasil Ruci ka komentuar duelin e së premtes të kuqezinjve. Ish-futbollisti shqiptar tregon se Kombëtarja jonë i qasur në mënyrë të gabuar një përballjeje të tillë, ku e udhës do të ishte të mbrohej për të kërcënuar me anë të kundërsulmeve. Në fund Ruci jep edhe një këshillë për Myrto Uzunin, i cili për të disatën herë humb në rast një për një me portierin.

“Nga formacioni më dukej që në momentin e parë… Duke pasur parasysh që vinim me skemën 3-5-2 që në fillim ishim inferior. Për 10 minuta 20% e ekipit doli jashtë. Edhe ky është një justifikim. Ekipi jonë tani për tani ka filluar të fitojë liderin. Lideri kryesor është Gjimshiti dhe lideri në rritje është Broja. Këta të dy mungonin. Duhej treguar më shumë fanatik. Njerëzit duhet të mendonin më shumë se si të mbroheshin dhe të kundërsulmonin. Jo të luanin me dy në sulm që nuk arrinin as të presonin.

Është një shfaqje kaq e bukur me aktorë të mëdhenj. Ata janë lojtarë të mëdhenj dhe kështu duhet ti vlerësonim. Ne nuk kemi arritur të vlerësonim forcat e ekipit tonë. Ka një ndryshim të madh ajo koha jonë me këtë sot. Në kohën tonë ishim amatorë dhe luanim futboll profesionist. Sot janë profesionist dhe luajnë në botë. E kanë hequr atë ndjenjën e inferioritetin. I jap një këshillë Uzunit. Në përgjithësi sulmuesit, sidomos kur janë vetëm me portierin, nxitohen. Kjo situatë zgjidhet me dy kohë. Në kohën e parë bën sikur gjuan dhe pastaj gjuan. Uzuni duhet të vijë në nivelin e ekipit kombëtar“, ka thënë Vasil Ruci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *